Tarashaj drejt transferimit në Premier League
Sulmuesi i ekipit zviceran Grasshopper ka pasur një vit të jashtëzakonshëm dhe kjo ka bërë që Everton ta kërkojë në merkato.
Steven Naismith pritet të largohet nga Evertoni te Norwich City, teksa Tarashaj do të jetë zëvendësues i tij.

Besohet se ky transferim mund të kryhet për një shumë rreth 5 milionë euro. 20-vjeçari këtë sezon ka arritur të shënojë nëntë gola në elitën e futbollit zviceran dhe kjo ka bërë që pas tij të vihen shumë skuadranjohura në Evropë.

Përveç Evertonit, në garë për talentin prizrenas janë edhe Torino, Sampdoria, Lille, Hertha Berlin dhe Genoa.

Shtuar më 03/01/2016, ora 12:32
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori