Tarashaj flet për "Bild": Babai im ka ushqyer 50 familjarë në Kosovë
Talenti shqiptar që luan për Zvicrën, Shani Tarashaj gjatë një bisede për gazetën gjermane “Bild.de” ka treguar lidhjen dhe respektin që e ka për babanë e tij.

Në barazimin 2:2 që ekipi i tij Eintracht Frankfurt e zhvilloi ndaj Bayernit të Munichut, në tribunë për ta ndjekur atë ishin edhe prindërit dhe motrat e tij. Ata ishin krenarë për Shani-un e tyre, po aq sa është edhe ai krenar për familjen e tij. Sidomos për atë çfarë ka bërë babai i tij, Ymeri, shkruan "bild.de".

Tarashaj tregon se babai i tij që në moshën 17 vjeç kishte ardhur nga Prizreni për të punuar në Zvicër.

“Që kur babai i tij që ishte më i vjetri në familje ndërroi jetë në një moshë shumë të re, atij iu desh të kujdeset dhe t’i mbajë me ushqim gjithë familjen. Reth 50 persona kanë jetuar prej tij”, thotë Tarashaj për babanë e tij, Ymerin, shkruan “albinfo.ch”.
Sumuesi 21 vjeçar shprehet se është shumë krenar për atë që babai i tij ka bërë për familjen e tyre.

“E falënderoj për kushtet në të cilat ne jetojmë tanimë. Unë i jap atij para dhe dashuri, aq sa kam mundësi. Do të mundohem gjithmonë që të jem përkrah tij dhe t’ia shpërblej për atë çfarë ai ka bërë për mua”.

Ish lojtari i Grasshoppers, i cili u transferua te ekipi anglez Everton, por që tashmë është huazuar te Eintracht Frankfurt, ka thënë se babai i tij është i çmendur pas futbollit dh ai dëshiron që të jetë rregullisht i pranishëm në tribuna për të parë të gjtiha ndeshjet që Tarashaj do ta zhvillojë gjatë këtij viti.
Shtuar më 20/10/2016, ora 11:06
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori