Marco
Tardelli, kampion bote me Kombëtaren italiane në vitin 1982, mendon se të kaltrit kanë shanse të mira për të triumfuar në Kupën e Botës që po zhvillohet në Brazil që prej 12 Qershorit.
"
Italia mund të fitojë Kupën e Botës, ose të paktën mund të renditet mes katër skuadrave më të mira të këtij kompeticioni. Prandelli ka gjetur ekuilibrat e ekipit dhe ndaj Anglisë rreshtoi në fushë një formacion shumë të mirë", është shprehur
Tardelli.
Më pas ish-futbollisti i Juventusit ka theksuar: "Kundër Anglisë pamë një ndeshje të mirë, mbrojtja krijoi disa probleme, por janë të zgjidhshme. Balotelli? Luajti një ndeshje inteligjente, jam i bindur se Mario mund të japë edhe më shumë, pasi është lojtar i kompletuar". /albeu.com/
Shtuar më 17/06/2014,
ora 19:15