Tare acarohet me gazetarët: Ne luajmë për gjithçka, ju flisni për merkaton
Igli Tare është parë shumë i acaruar përpara ndeshjes me Atalantën. Shqiptari në një intervistë për “Premium Sport” ka analizuar këtë fundsezoni.

“Në qoftë se arrijmë në Champions League do të ishte një sinjal i qartë i progresit të kësaj skuadre. Gjithashtu edhe për klubin do të ishte një hap përpara”, shprehet Tare.

Në momentin që Tare është pyetur për merkaton ai ka folur paksa i acaruar. “Keni javë që flisni për merkaton. Ne po luajmë gjithçka në këto javë dhe ju flisni për merkaton që s’ka ardhë ende. Po doni respekt duhet edhe të tregoni. Ne po luajmë një futboll tërheqës dhe loja është rritur. Tifozët janë të kënaqur” përfundoi Tare. /albeu.com/
Shtuar më 06/05/2018, ora 17:15
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori