Tare e mbajti në skuadër, Lazio rrezikon të humb miliona euro për një lojtar
verën e shkuar, oferat për mesfushorin e Lazion, Sergej Milinkoviç-Saviç nuk kishin fund.

Madje shkonin edhe më shumë se 100 milionë euro. Mirëpo, drejtuesit e klubit kryeqytetas, me në krye Drejtorin Sportiv Igli Tare, vendosën që të mos e shisnin lojtarin me idenë se shifra e tij në merkaton pasardhësi (këtë që jemi aktualisht) do të ishte më e lartë, por diçka e tillë nuk ka ndodhur.

24 vjeçari mund të largohet nga skuadra kryeqytetase këtë sezon, jo më shumë, por shumë më pak milionë sesa në verën e shkuar.

Deri më tani nuk ka ndonjë ofertë konkrete drejt tij, megjithëse sikurse raportojnë mediat italiane, në ofertën e parë të kënaqshme që do jetë për lojtarin, atëherë mesfushori do të lihet i lirë. Mbetet për t’u parë se ç’do të ndodhë me serbin
Shtuar më 17/07/2019, ora 15:15
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori