Tare flet mbi të ardhmen e trajnerit Inzaghi
Simone Inzaghi e ka mbyllur sezonin duke fituar Kupën e Italisë, një tjetër arritje e madhe për Lazion, që nuk është absolutisht skuadra më e fortë në Itali dhe si organikë ndoshta nuk është as në katërshen e parë, prej vitesh.

Për këtë arsye, trajneri bardhekaltër po ngjall interesin e klubeve më të pasur, duke nisur nga Juventusi, që është ende në kërkim të pasardhësit të Max Allegrit dhe duket se po tundohet nga ideja e "grabitjes" ndaj Lazios.

Gjithsesi, nuk ka ende asgjë zyrtare dhe Inzaghi vazhdon punën, ndërsa Igli Tare para ndeshjes kundër Bolognas u shpreh: "Nuk kemi çfarë diskutimi të bëjmë për Inzaghin, në ditët e ardhshme do të takohemi për të hedhur një hap përpara", raporton telesport.

Për Sky Sport, drejtori sportiv i Lazios sqaroi: "Janë momente refleksioni nga të gjitha palët. Kemi drekuar së bashku, me gjithë presidentin, i cili është treguar i qartë, ashtu si unë. Mendoj se edhe Inzaghi dëshiron të qëndrojë".

Po zërat mbi interesimin e Juves? "Nuk mund të përgjigjem unë, nuk i bëj gjërat me nëse apo sikur. A kam në mendje alternativa për stolin? Ndoshta ju doni që ai të largohet, por për ne duhet të qëndrojë, sepse është lacial kokë e këmbë".

"Një notë për sezonin e Lazios? Një 7, do ishte 9 po të shkonim në Champions".
Shtuar më 20/05/2019, ora 22:46
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori