Tare mohon zërat që lidhin Kumbullën me Lazion
Igli Tare, drejtori sportiv i Lazios i cili pak ditë më parë konfirmoi interesin e bardhekaltërve për Marash Kumbullan, në një intervistë të dhënë sëfundmi për mediat italiane ka mohuar në mënyrë kategorike që Lazio t’i ketë ofruar Veronës 30 milionë euro për kartonin e mbrojtësit shqiptar.

30 milion euro për Kumbullën? Jo, nuk janë shifra të vërteta. Nuk kemi bërë kurrë oferta prej 30 milionë eurosh për lojtarin në fjalë. Ai mund të jetë një element i rëndësishëm për të ardhmen, por nuk duam që të ndryshojmë sjelljen tonë dhe do të bëjmë sforco. Vetëm nëse do të shfaqen mundësi reale për ndonjë marrëveshje, do interesohemi. Rreziku ekziston gjithmonë pas derës, por do të mundohemi që të ndërtojmë gjithmonë një skuadër konkurruese dhe me financa të shëndetshme”, u shpreh Tare.

Politikat e klubit bardhekaltër janë që Lazio të mos shpenzojë më shumë se 15 apo maksimumi 20 milionë euro për një futbollist dhe kjo është arsyeja që kryeqytetasit kërkojnë të përfshijnë në marrëveshjen për Kumbullan kartonat e dy lojtarëve të rinj.
Shtuar më 08/07/2020, ora 14:38
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori