Tare bën goditjen e fortë, Zhegrova kalon tek Lazio?
Igli Tare është një ndër drejtorët sportiv më të mirë në Serinë A.

Vlonjati ka afruar shumë emra të njohur të shqipërisë te Lazio, si Lorik Cana, Etrit Berisha, Thomas Strakosha apo dhe Valon Berishën, shkruan Albeu.com.

Së fundmi, Tare ka nisur përpjekjet për goditjen e fundit të merkatos së janarit.

Ai po synon të afrojë yllin e Kosovës Edon Zhegroven për të cilin ka shfaqur interes klube me emër si Barcelona dhe Milani.

Lajmin për këtë transferim e ka dhenë Website Italian "Calciomercato".

Zhegrova aktualisht luan te skuadra e Genk në Belgjikë ku më shumë këtë sezon ka qënë në stol. /albeu.com
Shtuar më 30/01/2019, ora 17:07
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori