Tare po përgatit afrimin e Rashicës gjatë verës
Lazio po përgatitet për të afruar një tjetër shqiptar në skuadër. Bëhet fjalë për talentin Milot Rashica, i cili tashmë mbron ngjyrat e Kosovës, dhe është në listën e përforcimeve të Igli Tares.

Në krye të listës së tij ishte fillimisht Giussepe Rossi, por dëmtimi i rëndë që pësoi përpara disa ditësh në gjurin e majtë , ka bërë që planet të marrin tjetër rrjedhë për dyshen Lottito-Tare. Në skenë ka dalë emri i Milot Rashicës, i cili aktivizohet tek Vitese, në kampionatin holandez.

Afrimi i tij favorizohet akoma dhe më shumë nëse largohet senegalezi Keita Balde. Juventus dhe Milan kanë paraqitur ofertën e tyre për sulmuesin. Kartoni i sulmuesit vlerësohet 6 milionë euro. Rashica ka shënuar 12 gola në 68 ndeshje me Vitesen./albeu.com/
Shtuar më 11/04/2017, ora 15:50
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori