Tare: Serie A duhet të përfundojë, rikthehemi në stërvitje të mërkurën
Igli Tare mendon se ky sezonSerie A duhet të përfundojë dhe të shpallet kampioni në fushën e blertë.

Në një intervistë për Sky Sport, drejtori sportiv i Lazios rriti dozën e polemikave teksa foli për disa tema që lidhen me aktualitetin e futbollit italian, me Taren dhe Lazion e tij që besojnë fort te titulli kampion dhe kjo është arsyeja që duan me çdo kusht rifillimin e këtij sezoni të Serie A, ku pas 26 javësh, bardhekaltrit e shohin veten vetëm 1 pikë pas Juventusit.

"Futbollistët nuk po durojnë dot më pa futboll dhe janë të gatshëm psikologjikisht për të luajtur. Dje festuan të gjithë, pasi, më në fund, mund të rikthehemi në fushë. Dëgjoj fjalë që Ministri i Sporteve mund të vendosë ndërprerjen e kampionatit, por nuk është në kompetencat e tij".

KAMPIONATI – "Është shumë e rëndësishme të mbyllet ky sezon. Lazio ka qenë klubi i parë që u ndal dhe një nga klubet e para që ka respektuar të gjithë direktivat që prej ditës së parë. Ne do e nisim stërvitjen të mërkurën. Flitet sikur kemi frikë nga gara për titull, por nuk jemi të shqetësuar".

TITULLI – "Kemi fituar gjithçka në fushë, mungojnë 12 ndeshje dhe jemi një pikë larg Juventusit. Më duket e madhe fjala titull. Ne duam të japim një sinjal të fortë për sistemin italian të futbollit. Kemi qenë agressive, sepse ndalesa e Serie A, që është industria e tretë në vend, do të shkaktojë dëme shumë serioze".

FIFA – "FIFA dhe UEFA, e kanë sqaruar mirë që kampionatet duhet të përfundojnë brenda vitit kalendarik. Ka shumë rëndësi ta mbyllim këtë sezon, edhe nëse do të na duhet ta rinisim në shtator".
Shtuar më 04/05/2020, ora 10:47
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori