Tare shuan shpresat e juventinëve: Iu siguroj se ky lojtar nuk vjen tek ju
Igli Tare është shprehur se Stefan de Vrij nuk do të transferohet te skuadra e Juventusit.

Ka qenë vetë Drejtori sportiv i Lazios, Igli Tare i cili ka paralajmëruar se De Vrij do ti skadojë kontrata dhe do të jetë një lojtar i lirë në fund të sezonit.

“De Vrij nuk do të transferohet në Juventus, ju siguroj. Por, jam i sigurt se emri i tij në të kaluarën është folur tek ata”, u shpreh Tare për “Gazzetta dello Sport”./albeu.com/
Shtuar më 02/03/2018, ora 09:53
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori