Drejtori sportiv i Lazios,
Igli Tare është ndër pikat kyçe të ekipit lacial në sukseset e tyre në vitet e fundit. Madje
Tare ka marë edhe çmimin si “Drejtori Sportiv i Vitit” në kampionatin Italian ku ka lënë pas emra si Beppe Marotta. Shkruan Albeu.com
Natyrisht që strategjia e ndjekur prej tij ka pikë referimi dhe ajo është Juventusi.
“Modeli ynë është Juventusi: kush luan, edhe nëse ishte në stol ndeshjen e mëparshme, jep maksimumin. Gjithnjë. Për ne prioriteti mbetet kampionati, me Champions League si objektiv.
Do të jetë e vështirë, këtë vit Seria A është më e ekuilibruar, janë vetëm 4 pikë diferenca nga
vendi i tretë deri te
vendi 12. Lazio ka një pikë më pak nga sa duhej të kishte, me Napolin barazimi do ishte më i drejtë”, tha
Igli Tare. /albeu.com/
Shtuar më 11/10/2018,
ora 12:15