Tashmë zyrtare, Suarez mungon në finale
Pëlqej
Abonohuni për lajmet sportive me e-mail:
E-maili juaj:      Tani, kontrolloni e-mailin tuaj dhe konfirmoni abonimin!
Dy kartonët e verdhë ndaj Atletico Madrid dhe i kuqi në fund të ndeshjes, kanë bërë që Luis Suarez të mungoi në finalen e KupësMbretit.

Klubi katalunas, Barcelona ka bërë një ankesë në Federatën e Futbollit të Spanjës por që është refuzuar, transmeton Telegrafi.

Federata spanjolle ka parë edhe njëherë pamjet filmike dhe ka vendosur që dënimi i Suarez të mbetet në fuqi.

Suarez është dënua me një ndeshje mos lojë në kuadër të KupësSpanjës.

Kësisoj ylli uruguaian, do t’i mungojë Barcelonës në finalen e KupësMbretit ndaj Deportivo Alaves.

Por 30-vjeçari ka marrë edhe një dënim prej 600 eurove nga Federata.
Shtuar më 17/02/2017, ora 17:05

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori