Tashmë është mbreti i ri i boksit, Ruiz ka një mesazh për nënën e tij (VIDEO)

Boksieri meksikan Andy Ruiz Jr është "mbreti" i ri i boksit në peshën e rëndë, duke bërë atë që asnjë patriot i tij nuk e kishte realizuar më parë.

Ai hodhi 4 herë në ring gjatë duelit të zhvilluar në New York britanikun Anthony Joshua dhe i rrëmbeu titujt kampionë bote, duke tronditur botën e sportit me këtë rezultat.

Në konferencën për shtyp të mbajtur pas triumfit historik ai ka dërguar një mesazh për nënën e tij e cila ishte e pranishme në sallë.

"Nënë të dua dhe jeta jonë do të ndryshojë. Ne nuk duhet të luftojmë më shumë", ka thënë Ruiz.

Ruiz tashmë ka në dorë tituj e WBA, WBO dhe IBF derisa titulli i WBC është në dorë të Doentay Wilder.
Shtuar më 02/06/2019, ora 19:00
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori