Tashmë është zyrtare, Cuadrado te Juventus
Skuadra e Juventusit, përmes faqes së saj zyrtare, ka njoftuar huazimin zyrtar të Juan Cuadrado.

Kolumbiani do të qëndroj te kampionët e Italisë deri më 30 qershor 2016, por më pas klubi torinez ka mundësinë ta blejë të plotë kartonin e tij.

"Juventusi njofton se ka huazuar Juan Cuadrado nga Chelsea për një sezon. Kolumbiani do t’i bashkohet sot skuadrës dhe do të stërvitet me ta këtë pasdite", thuhet në njoftimin e bardhezinjëve. /albeu.com/
Shtuar më 25/08/2015, ora 16:42
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori