Arsenal dhe
Fenerbahce kanë arritur marrëveshje për transferimin e
Mesut Ozil në Stamboll.
Tani është zyrtare,
Ozil është lojtari më i ri i
Fenerbahce, lajmin e kanë bërë të ditur të dyja skuadrat, Arsenali dhe
Fenerbahce në rrjetet e tyre sociale, Twitter.
Sipas raportimeve,
Ozil ka pranuar një ulje page drastike për tu bashkuar me klubin e vendlindjes.
Ozil u bë transferimi rekord i Arsenalit, kur u bashkua në vitin 2013 nga Real Madrid. Ai së shpejti do të ndikonte në ndeshje, duke dhuruar asistimet e tij në debutimin e tij dhe e përfundoi sezonin e tij të parë me fitoren dramatike të FA Cup ndaj Hull City.
Ai fitoi edhe dy herë FA Cup në tre sezonet e ardhshme dhe
Mesut u emërua gjithashtu Arsenal Lojtari i Sezonit në 2015/16.
Ozil bëri mbi 250 paraqitje në të gjitha garat, duke shënuar 44 gola dhe duke bërë 71 asistime./
Shtuar më 24/01/2021,
ora 15:55