TASS: Theren me thikë tre tifozë rusë në Beograd
Mediet ruse kanë raportuar sot se tre simpatizantë rusë janë therur me thikë në Beograd, pas ndeshjes miqësore mes ekipit beogradas, Cërvena Zvezda, dhe skuadrës moskovite, Spartak.

Ata janë shtruar me urgjencë në spital, ndërsa një prej tyre është në gjendje të rëndë për jetën.

Ngjarja besohet se ka ndodhur mbrëmë pas ndeshjes e cila përfundoi me fitoren e ekipit beogradas me rezultat 2:1.

Ndërkohë policia e cila po heton për zbardhjen e ngjarjes, ka arrestuar dy persona të cilët dyshohet se kanë marrë pjesë në incident. /albeu.com/
Shtuar më 26/03/2017, ora 13:28
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori