Taulanti dhe Graniti rrëfejnë përballjen që i pret në "Euro 2016"
Taulant dhe Granit Xhaka janë kthyer në fenomen botëror, për përballjen e 11 Qershorit ndërmjet Shqipërisë dhe Zvicrës.
Në Grupin A të Euro 2016, për herë të parë dy vëllezër do të luajnë si rivalë.

Një sfidë që të dy dëshironin ta evitonin, por që tani si Taulanti ashtu edhe Granit kërkojnë ta fitojnë. në një intervistë dyshe për mediat helvete ato u janë përgjigjur pyetjev enë këtë mënyrë.

Taulant Xhaka
Natyrisht që të luash kundër vëllait nuk është një ndeshje si të gjithë të tjerat, por këto janë zgjedhjet që ne kemi bërë në jetë. Unë dhe Graniti do të luajmë në dy krahë të ndryshëm të fushës. Ai ka zgjedhur të përfaqësojë Zvicrën, ndërsa unë për shtëpinë tonë. E theksoj se do të jetë një ndeshje e veçantë për të dy. Do të jetë një duel i fort, por gjithmonë brenda rregullave të lojës.

Granit Xhaka
Nuk është hera e parë që flasim për diçka të tillë. Prej hedhjes së shortit biseduam rreth këtij fakti. Të dy dëshironim që të mos përballeshim në grup. Për të dy do të jetë një ndeshje e veçantë. Gjatë gjithë kohës kur ka qenë fëmijë, Taulanti luante për Zvicrën, por më pas zgjodhi të përfaqësonte Shqipërinë. Edhe unë kam luajtur për Zvicrën gjatë gjithë fëmijërisë dhe vazhdoj ta bëj edhe tani. Kjo është një ndeshje e veçantë edhe për të gjithë familjen tonë, që është shqiptare.

Taulant Xhaka
Graniti vendosi të luajë për Zvicrën dhe kjo është zgjedhja e tij. Sa herë që Zvicra ka ndeshje unë interesohem si ka luajtur skuadra, por edhe vëllai im. Por, kjo nuk do të ndodhë kur të përballemi në grup. Aty dua ta mposht.

Granit Xhaka
Kemi menduar të vendosim një bast mes nesh, por deri më tani nuk e kemi bërë. Kemi edhe pak kohë për t’u menduar. Fillimisht uroj që të paraqitemi me shëndet të plotë në Kampionatin Europian, më pas të shohim.

Taulant Xhaka
Jam i lumtur për Shqipërinë. Kemi realizuar një arritje të jashtëzakonshme dhe do të bëjmë gjithçka që populli ynë të lumturohet.

Granit Xhaka
Jam krenar që luaj për Zvicrën, por natyrisht që nuk mund ti harroj rrënjët e mia. Çdo vit shkoj me pushime në Prishtinë, për të takuar të afërmit që jetojnë atje.
Shtuar më 19/05/2016, ora 10:22
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori