Taulanti tregon gjithçka për lidhjen me Arbnorën: Kjo vajzë më ka zbutur
Në fushë është i pandalshëm, por në jetë është gjendur zgjidhja për këtë gjë. Nëse në kuadratin e blertë është grintoz, luftarak dhe i fuqishëm kur zbret me fanellën e Bazelit apo me atë të Kombëtares shqiptare, në jetën e përditshme taulant Xhaka është bërë… më i zbutur.

Dje, në rrjetet sociale, mesfushori kuqezi ka publikuar foto nga ceremonia e fejesës me Arbnora Nuredinin.

Ai ka thuajse gjashtë muaj që e ka bërë publike këtë lidhje duke postuar së bashku foto në rrjetet sociale.

“Jam shumë i lumtur. Meqenëse përkon edhe me ditët e para të vitit, shpresoj që do të jetë viti im sivjet”, tregon fillimisht Taulanti.

“Me sa duket, dashuria dhe kjo vajzë më kanë zbutur. Absolutisht që po (qesh…)”. Në vijim, grintën në përballjet me kundërshtarët, Xhaka e ka bërë edhe pjesë të jetës së tij. Në kuadër të festës së tij, i pyetur nëse Arbnora është e vetmja kundërshtare, ndaj së cilës e ka pranuar driblimin pa kushte, futbollisti shprehet me batutë: “Ndoshta. Ndoshta mund të jetë e vetmja (qesh…)”. /albeu.com/
Shtuar më 08/01/2018, ora 21:45
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori