Tavecchio: Lojtarët e Juventusit nuk donin të luanin me Insignen
Ish presidenti i FIGC, Carlo Tavecchio ka thënë sot se lojtarët e Juventusit ia ndaluan Lorenzo Insignes paraqitjen me Italinë, sidomos në ndeshjen e play-off’it kundër Suedisë.

Por, që nga ajo kohë ka pasur ankesa te lojtarët e Juventusit të cilët i kanë dhënë trajnerit të Italisë se nuk duan të luajnë me Insignen.

“Nuk e di nëse lojtarët e Juves nuk e kanë dashur atë, por faktet tregojnë që Insigne është lënë jashtë me qëllim”, ka thënë Tavecchio për Radio Kiss Kiss Napoli.

“Si mund të mos luani me Insignen në Milan, madje edhe para 20-30 000 napolitanët, të cilët kanë bërë këtë natë? Në këtë natë është dashtë të luhet më shumë me lojtarë teknik, më shumë se të tjerët. Unë jam njëri që kisha më se paku përgjegjësi, dhashë dorëheqje sepse askush nuk dëshironte”. deklaroi ai. /albeu.com/
Shtuar më 12/09/2018, ora 20:30
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori