Tavecchio zgjedh Conten si trajner të Italisë
Pëlqej
Carlo Tavecchio, ish-drejtues i ligave amatore të futbollit italian është presidenti i ri i FIGC, Federatës Italiane të Futbollit. Tavecchio, 71 vjeç u zgjodh ditën e hënë në Romë pasi mposhti rivalin e tij në garën për zëvendësimin e të dorëhequrit, Abete, Demetrio Albertini.

Pas rezultatit ai falenderoi të gjithë ata që e mbështetën dhe rivalin e tij Demetrio Albertini, i cili prej kohësh shërben si funksionar i lartë i FIGC.

Ditën e martë Tavecchio tha se i është përveshur menjëherë punës për përzgjedhjen e emrit që do të drejtojë Italinë pas largimit të Prandelli-t.

Ai tha se ka zhvilluar biseda telefonike me 3-4 kandidatë potencialë, mes të cilëve edhe ish-trajneri i Juventusit Antonio Conte. Për Conte-n ai ka shprehur simpati gjatë fushatës për t’u zgjedhur president.

"Conte me duket personi i duhur dhe unë jam optimist për kombëtaren italiane", deklaroi ai për mediat italiane.

Këto të fundit e cilësojnë një çështje të mbyllur. Sipas tyre Conte do të jetë trajneri i ardhshëm i Italisë dhe kjo do të zyrtarizohet ditën e hënë.

Nëse do të emërohet trajner i "Axurrëve", sfida e parë e ish-trajnerit të Juventusit në aventurën e tij si trajner i Italisë do të jetë përballë Holandës, në miqësoren e 4 shtatorit. /albeu.com/
Shtuar më 12/08/2014, ora 17:05
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori