Tavez nuk ka ndërmend të pensionohet, rinovon me Boca
Sulmuesi i njohur argjentinas Carlos Tevez nuk ka ndërmend të tërhiqet dhe ka rinovuar kontratën e tij me skuadrën e Boca Juniors edhe për një tjetër sezon.

Lajmin e ka dhënë vetë klubi nga Buenos Aires nëpërmjet një postimi në faqen zyrtare, ku njofton zgjatjen e akordit deri në verën e 2021-shit.

Ky është sezoni i tretë radhazi për Tevez me Bocën, fanellën e të cilës sulmuesi 36-vjeçar e ka veshur në tre periudha të ndryshme dhe numëron 204 ndeshje e 73 gola.
Shtuar më 09/08/2020, ora 18:05
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori