Te Barcelona po bëhen gati për të propozuar suspendimin e plotë të pagave
Barcelona është gati të marrë masa radikale në mbrojtje ndaj koronavirusit.

Skuadra kampione e La Liga, Barcelona, po i frikësohet shumë kollapsit ekonomik, si pasojë e koronavirusit.

Raportime nga Spanja bëjnë të ditur se pas reduktimit të pagave të lojtarëve, Barca po harton një tjetër plan.

Bordi i Barcelonës është gati të propozojë suspendimin e plotë të pagave, për të gjithë të punësuarit në skuadër.

Propozimi pritet të bëhet të hënën. Mbetet të shihet nëse ky propozim do të përkrahet.
Shtuar më 04/04/2020, ora 23:51
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori