Te Bayerni, por me mendje te Reali, Odriozola: Koha ime te "galaktikët" do të vijë
Nuk po gjente hapësira te Reali dhe u huazua te Bayern Munchen, por Alvaro Odriozola duket se nuk ka ndërmend të qëndrojë gjatë në Gjermani.

Ai thotë se do të vijë koha e tij te Reali.

"Pas lëndimit në prill të vitit të kaluar, nuk isha lojtari që kam qenë sepse i kalova tre muaj pa stërvitje, sepse madje s’më lejohej as të vrapoja", tha Odriozola.

"Nuk isha në më të mirën time që të luaj në mënyrën që më pëlqen të luaj. Duhet të jem i sinqertë dhe ndiej besimin e Zidane, kështu që nuk kam asnjë dyshim se koha ime do të vijë".

Insistimi i Odriozolës që të vazhdojë me Realin, do t’ia mbyllë dyert Hakim Achrafit, që në qershor përfundon marrëveshja 2 vjeçare e huazimit te Borussia Dortmundi dhe do të kthehet në Madrid.
Shtuar më 06/04/2020, ora 20:54
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori