Të burgosurit në grevë, duan të shohin Argjentinë në Kupën e Botës
Pëlqej
Në qelitë e burgut të Çubutit, në provincën e Patagonisë, në Argjentinë, personat të cilëve u është hequr e drejta e lirisë janë ngritur dje në protestë dhe me anë të një shkrese zyrtare kanë hyrë në grevë urie.

Kjo sjellje e tyre lidhet me kërkesën për të pasur një televizion kabllor të përgjithshëm për të ndjekur në televizion të paktën ndeshjet e Kombëtares së Argjentinës. Greva e tyre do të vazhdojë derisa kërkesa të plotësohet dhe nuk do të ketë kthim pas:

“Të parit Botërorin është e drejta themelore e kujtdo, edhe e atyre që u është hequr liria, prandaj ne do t’i shkojmë deri në fund grevës sonë të urisë”, lexohej në letrën që të burgosurit në Çubut u kanë dërguar autoriteteve, madje nën specifikimin për ta shpejtuar sa më shumë që të jetë e mundshme këtë të drejtë të tyre. /albeu.com/
Shtuar më 14/06/2018, ora 16:35
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori