Të çmendur apo të guximshëm? Sportistët garojnë mbi liqenin e ngrirë (VIDEO)
Prej tre ditësh po zhvillohen garat mbi liqenin e ngrirë të Baikal në Siberi.

Me qindra sportistë nga e gjithë bota kanë ardhur për të garuar në një terren aspak normal ku do të përshkojnë një rrugë prej 205 km.

Por kjo rrugë është mbi liqenin e ngrirë në Siberi, ku garuesit do ta përshkojnë atë me patina, biçikleta si dhe slita.

Përveç terrenit të vështirë ata u përballën dhe me temperatura ekstremisht të ulëta ku u regjistruan -15 gradë celsius duke e bërë garën akoma më të vështirë.

Gjatë garës, të regjistruar në kamera mund të shihje shtresën e akullit e cila kishte çarje dhe krisje në vende të ndryshme.

Kjo i ka shtuar adrenalinë dhe frikë tek garuesi. Ndërkohë që shumë prej tyre kishin ardhur për të fituar, disa të tjerë shprehen se ishin aty vetëm për eksperiencën e bukur.

Shtuar më 16/02/2020, ora 18:31
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori