Te dielen, shorti i kualifikimeve per EURO 2012
Albeu.com
Të dielën, në Varshavë do të hidhet shorti për kualifikimet e Kampionatit Evropian 2012, i cili do të mbahet në Poloni dhe Ukrainë. Spanja, kampione e Evropës në fuqi, do të jetë njëra ndër nëntë skuadrat që do të jenë në krye të vazove, në shortin e 7 shkurtit.
Nga ky short do të dalin 6 grupe nga 6 skuadra dhe 3 grupe me nga 5 ekipe, nga të cilat kualifikimin do të sigurojnë 14 skuadra, që do t’i bashkohen organizatorëve Polonia e Ukraina, në fazën finale të këtij kompeticioni kontinental. Pozita e ekipeve për short është formuar në bazë të renditjes së UEFA-s, e definuar pas kualifikimeve për Botërorin, Afrika 2010.

Përpos Spanjës, çdo grup do ta ketë kryesuesin e vazos, ndërsa më pas vazhdojnë të renditen skuadrat më inferiore, në vazot në vazhdim, deri në atë me numër 6.

Secila skuadër takohet me ekipet tjera të grupit, nga periudha shtator 2010, deri në tetor të vitit 2011, në datat e caktuara në kalendarin ndërkombëtar.

Nëntë skuadrat fituese të grupeve dhe vendi më i mirë i dytë në klasifikim (skuadra që ka arritur rezultatet më të mira kundër të parës, të tretës, të katërtës dhe të pestës në grup), do të kualifikohen direkt në fazën finale, derisa 8 ekipet që përfundojnë në vendin e dytë në grupe, do të takohen në ndeshjet e dyfishta të barazhit, në program në nëntor të vitit 2011. Kombëtarja shqiptare gjendet në vazon e pestë.
Shtuar më 05/02/2010, ora 15:16
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori