"Te Flamurtari shohin armik në çdo arbitër"
Ish-drejtori i Partizanit dhe i Kukësit, Dritan Dervishi, ka qenë i ftuar në emisionin “Fair Play” ku ka folur për tensionin e krijuar në fundin e sfidës Flamurtari-Teuta.

Sipas Dervishit, te Flamurtari shohin armik çdo arbitër. Ish-drejtori është i mendimit se arbitrat gabojnë ashtu si lojtarët dhe sipas tij tifozeria është shkaktare e tensioneve të krijuara.

“Akoma herët për të diskutuar për gjykimin në këto javë. Vlora ka qenë gjithmonë fushë e nxehtë ata për çdo vërshëllimë të arbitrit kanë vërshëllyer më shumë. Ata shohin armik në çdo arbiter. Arbitrat gabojnë si sulmuesit. Nëse mendojmë se çdo në ndeshje hyjnë për të dënuar një ekip, është e kotë të luajmë futboll.

“Arbitri gaboi, por se nuk ka përgatitur mirë ndeshjen. Trajneri bëri mirë që qetësoi tifozët. Flamurtari ka ekip cilësor, kur e merr para ndeshjes, por në fushë nuk kanë arritur ende formën maksimale. Daja është një garanci, janë edhe shumë faktorë të tjerë që të fitosh në një kampionat, por ai të bën të kesh një ekip për vendet e para”, u shpreh Dervishi.
Shtuar më 28/10/2018, ora 23:30
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori