Të gjithë e duan bomberin e Frakfurtit
Luka Jovic është lojtari që ka spikatur më shumë këtë sezon në Bundesligë.

Sulmuesi i Eintracht Frankfurt tashmë ka rënë pre e skuadrave më të mëdha të europës, shkruan Albeu.com.

Ka shumë ekipe që janë interesuar për 21 vjecarin si Barcelona, Manchester City, Arsenali, ndërsa Bayern Munich hoqi dorë pasi ka arritur akordin me sulmuesin e Leipzig Timo Werner.

Jovic më parë ka luajtur për Red Star, Apollon Limassol dhe Benficën, ndërsa kontrata e tij me klubin gjerman përfundon më 30 qershor të vitit 2021.

Ai deri më tani këtë sezon ka shënuar 21 gola në 29 ndeshje të luajtura me Eintracht Frankfurt.

Shtypi gjerman deklaroi ditë më parë se Barcelona kishte dorëzuar një ofertë dhe në orët e fundit megjithatë ende nuk ka asgje zyrtare.

Gjithashtu edhe Real Madrid do të tentojë ta afrojë Jovic në fund të këtij sezoni, ku tashmë të gjitha skuadrat e mëdha janë në garë për të. /albeu.com/
Shtuar më 02/03/2019, ora 14:21
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori