Të gjithë e kanë mendjen tek botërori, por presidenti i Romës e thotë hapur: Allison dhe Nainngolan largohen
Pëlqej
Presidenti i Romës, James Pallota i ka surprizuar të gjithë pasi është shprehur se Allison është drejt Realit dhe shuma është 78 milion euro ndërsa Nainngolan është drejt Interit.

Ai u pyet nga gazetarët e areanapoli.it nëse ndonjëri nga dy lojtarët do të shkojë tek Napoli, ai është shprehur:

“Jo çfarë Napoli, De Laurentis nuk dëshiron që të harxhojë aq shumë para. Allison kushton shumë rreth 78 milion euro dhe është shumë afër Real Madrid. Ndërsa Nainngolan do të shkojë tek Interi. Tashmë çdo gjë po shkon drejt asaj rruge”, u shpreh ai.

Shtuar më 14/06/2018, ora 18:02
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori