Të gjithë e kishin mendjen tek spektakli i Barcelonës, por askush nuk e vuri re gjestin e turpshëm të Higuainit
Pëlqej
Gonzalo Higuain e ka mbyllur mbrëmjen në “Camp Nou” me një gjest të shëmtuar.

Pasi është zëvendësuar në minutën e 87-të nga i riu Cagliara, “El Pipita” i është përgjigjur lumit të vërshëllimave të tifozëve të Barcelona-s duke i treguar atyre gishtin e mesit. Një veprim i papranueshëm për një lojtar të nivelit të ti.

Higuain për herën e 12 në karrierën e tij nuk ka arritur të shënojë në fushën e katalanasve dhe që ka dështuar përsëri në një ndeshje të rëndësishme të Champions League. /albeu.com/


Shtuar më 13/09/2017, ora 09:00
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori