Të gjithë kundër trajnerëve "Made in Italy" (FOTO LAJM)

Roberto Di Matteo - Chelsea
Etiketa "made in Italy" fillon të humbasë terren. Pas sezoneve të fundit me shumë trofe kombëtarë dhe ndërkombëtarë të fituar nga trajnerët italianë me klubet më në zë të Europës, sot ata janë në shënjestrën e kritikave dhe rrezikojnë largimin nga stolet që drejtojnë aktualisht.

I pari që rrezikon seriozisht është Roberto Di Matteo. Trajneri i Chelsea-t i ka ditët e numëruara në krye të "Bluve" mbi të gjitha pas humbjes së djeshme përballë Juventus. Një moskalim i grupit do të sillte në "Stamford Bridge" një teknik të ri dhe emri më i përfolur për momentin është Rafa Benitez.

Carlo Ancelotti, trajner i PSG-sl, është gjithashtu në dyshime përsa i përket vendit të punës. Edhe pse kreu blerje të mëdha në verë, parizienët rënditen të tretët në Ligue I. "No Ibra, No Party". Humbja e fundit në shtëpi përballë Rennes e tregoi më së miri këtë fakt.

Dy italianët e tjerë që rrezikojnë janë Luciano Spalletti dhe Roberto Mancini. Nëse Zenit dhe Manchester City nuk kalojnë grupet e tyre në Champions League, edhe pse një gjë e tillë duket pothuajse e pamundur, atëherë teknikët pritet të marrin drejtime të rreja me Spallettin që duket shumë pranë Milanit. /albeu.com/
Shtuar më 21/11/2012, ora 09:55
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori