"Të gjithë më dinin të fortë, por isha një derr", Mike Tyson tregon jetën në burg
Mike Tyson ka zbuluar se la shtatzënë një punonjëse burgu, teksa vuante dënimin për përdhunim.

Karriera e legjendës së boksit u shkatërrua pasi u dënua në vitin 1991 me gjashtë vite burg për përdhunim në Indiana.

Ai u la i lirë në vitin 1995 pasi vuajti më pak se tre vjet dënim.

Tayson, i cili po kthehet në ring në moshën 54-vjeçare për të luftuar kundër Ro Jones Junior në nëntor, foli hapur për jetën pas hekurave.

”Mendova se ishte gjëja më e keqe që mund t’i ndodhte një njeriu”, rrëfeu boksieri amerikan në episodin Hotboxin’ With Mike Tyson.

Më pas vazhdoi të shpjegonte takimin seksual që kishte me një punonjëse të burgut:

“Kisha një të dashur dhe lash shtatzënë një vajzë në burg. Po jetoja një jetë në burg. Thjesht kështu duhej të ishte. Unë isha Mike Tyson dhe të gjithë më dhanë atë që doja. Të gjithë më flisnin sikur të isha një djalë i fortë. Por isha thjesht një derr.”
Shtuar më 28/09/2020, ora 23:37
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori