Isco, një prej blerjeve më të bujshme dhe të shtrenjta të
Real Madrid gjatë merkatos së verës (30 milionë euro) dhe produkti i akademisë "Los Blancos" Alvaro Morata duket se nuk janë më pjesë e planeve të teknikut Carlo
Ancelotti. Një situatë e tillë i pëlqen disa prej klubeve më në zë në Europë e mbi të gjitha atyre të Serie A.
Alvaro Morata, të
cilit i skadon
kontrata në vitin 2015, ka patur shansin të kalojë në formë huazimi te Arsenali në janar, por vetë
Ancelotti vendosi "veto"-n. Por në qershor gjërat mund të ndryshojnë dhe për shërbimet e tij, përveç londinezëve, interesohen edhe Inter, Juventus dhe Napoli.
I njëjti diskutim edhe për Iscon, të
cilit i skadon
kontrata me
Real Madrid në qershorin e 2018-ës. Për ish lojtarin e Malagas ka një interesim të lartë nga ish tekniku i tij Manuel Pellegrini dhe Manchester City i tij. Por pa harruar edhe Milanin, që po kërkon një lojtar të denjë për skemën 4-2-3-1 dhe që ka raporte shumë të mira me
Real Madrid. /albeu.com/
Shtuar më 17/02/2014,
ora 18:25