Të gjithë pas sulmuesit të Realit, ky është klubi tjetër që e kërkon
Real Madrid është i njohur për sulmin e tij me treshen e famshme , Bale, Benzema, Ronaldo, por pas largimit të këtij të fundit gjithçka po shkrihet në Madrid.

Së fundmi një tjetër sulmues është shumë pranë largimit, bëhet fjalë për Benzeman.

Sulmuesin francez e kanë kërkuar shumë skuadra si nga Seria A por edhe në Premier League.

Sipas asaj që bën të ditur “Don Balon”, Manchester City është vënë në gjurmët e Benzema.

Media spanjolle ka shkruar se City ka përgatitur një ofertë prej 40 milionë eurosh për francezin që Guardiola e sheh si një alternativë në sulm krahas Sergio Aguero dhe Gabriel Jesus. /albeu.com/
Shtuar më 21/07/2018, ora 16:24
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori