Trajneri i Barcelonës, Ronald
Koeman, këmbëngul se klubi nuk është i
shqetësuar apo në ankth për shkak se Lionel
Messi nuk vendos tani për të
ardhmen e tij.
Duke folur në një konferencë për media para ndeshjes kundër Huescas, trajneri holandez u shpreh i kënaqur me gjendjen fizike dhe morale të kapitenit argjentinas.
"Ai ndihet shumë mirë. Leo u stërvit më 30 dhe 31 dhjetor, në kohën kur të tjerët e kishin ditë pushimi", tha
Koeman.
"
Messi nuk ka asnjë shqetësim. Ai është i gatshëm, i lumtur dhe i motivuar. Ai është shumë i rëndësishëm për ne".
Në lidhje me të
ardhmen e argjentinasit,
Koeman shtoi: "Leo ka treguar që ia do vetëm të mirën Barcelonës. Nuk është aspak problem nëse ai nuk vendos për të
ardhmen tani. Ne nuk duhet të jemi nervoz apo të
shqetësuar".
Shtuar më 03/01/2021,
ora 11:55