Dopieta e fundit e Radamel Falcao kundër Paraguajit ka rritur ndjeshëm çmimin e kartonit të yllit kolumbian të Atletico
Madrid. Sipas asaj që shkruan "Corriere dello Sport", kartoni i tij tashmë vlen as më pas e as më shumë por 70 milionë euro.
Shifër e çmendur por kur sheh sasinë e golave të "El Tigre" shifra normalizohet.
Ish sulmuesi i Portos kërkohet me ngulm nga
Real Madrid,
Chelsea dhe
Manchester City. Dëshira e tyre është ta bëjnë të tyrin që në merkaton e janarit por trajneri i "Los Colchoneros", Diego Pablo Simeone nuk lejon që ylli i tij të largohet kaq shpejt. /albeu.com/
Shtuar më 15/10/2012,
ora 11:13