Të gjithë thanë se do e shkarkojë, por Abramovich ka gati dhuratën për Conte-n
Gjiganti anglez, Chelsea nuk ka rënë në planet e tyre për të nënshkruar me mbrojtësin e majtë të Juventusit, Alex Sandro. Alex Sandro vazhdon të jetë objektivi kryesor i kampionati aktual anglez, Chelseat dhe trajnerit të tyre, Antonio Conte.

Me kontratën e re të pa nënshkruar ende, drejtuesit e Chelseat janë të bindur se Sandro ende mund të tundohet në janar nga destinacioni Londër. Sipas The Mirror, përkundër një jave të vështirë, trajner i Bluve, Antonio Conte ende ka mbështetjen e plotë të bordit për shkak të vërshimeve të lëndimeve.

Klubi ka të ngjarë të mbështesë atë në afatin e verës dhe ata do të japin para për të ringjallur interesin e tyre për mbrojtësin e majtë të Juventusit, Alex Sandro.

Blutë dëshirojnë të sigurojnë konkurrencë të fortë në anën e majtën të mbrojtjes për Marcos Alonso, por u refuzua në përpjekjet e tyre për të nënshkruar më parë me brazilianin. /albeu.com/
Shtuar më 03/11/2017, ora 11:31
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori