Te hënën jepet vendimi për ndeshjen Serbi-Shqipëri?
Eshtë zhvilluar sot seanca e fundit e dëgjimore në Gjykatën e Arbitrazhit Sportiv në lidhje me ndeshjen e ndërprerë mes Serbisë dhe Shqipërisë.

Burime jozyrtare pranë FSHF-së, bëjnë të ditur se me shumë gjasë vendimi përfundimtar për këtë çështje nuk do të jepet jepet sot, por ditën e hënë ose me 15 maj, transmeton Albeu.com.

Megjithatë, akoma nuk ka asgjë të konfirmuar në lidhje me këtë dhe priten të dhëna të reja nga CAS për datën e publikimit të vendimit të kësaj gjykate. /albeu.com/
Shtuar më 17/04/2015, ora 14:43
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori