Të infektuar dhe të dëmtuar, Tuchel ka në dispozicion vetëm 12 futbollistë
Paris Saint Germain regjistroi fitoren e 8-të rresht të shtunën në mbrëmje në Ligue 1 pasi mposhti Rennes me rezultatin 3-0 në Parc Des Princes, por pavarsisht kësaj problemet janë shtuar për Thomas Tuchel. Sikur mos të mjaftonin mungesat e shumta të emrave të mëdhenj si Neymar, Mbappe, Icardi, Kimpembe, Bernat, Draxler, Verratti e Sarabia në sfidën ndaj Rennes, PSG humbi edhe 4 futbollistë të tjerë për arsye dëmtimi.

Gueye, Kean, Kehrer dhe Florenzi u larguan nga fusha të dëmtuar duke bërë që Tuchel tashmë të ketë vetëm 12 futbollistë në dispozicion nga skuadra e parë. Fati i mirë për trajnerin e PSG është fakti që PSG do të zbresë sërish në fushë pas 2 javësh pasi është ndalesa e kombëtareve për muajin nëntor dhe disa futbollistë do të kenë mundësi të rikuperohen.

Shtuar më 08/11/2020, ora 12:13
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori