Të jetë Grezda kaq romantik? Oriola publikon që sot super "dhuratën" e Shën Valentinit (VIDEO)
Pak kohë më parë u zbulua se një nga vajzat më të komentuara në shoëbiz dhe që merr shpesh vëmendjen me fotot ku ekspozon linjat trupore, Oriola Marashi është në një lidhje.

Djali që i ka vjedhur zemrën Oriolës është futbollisti i njohur dhe i talentuar Eros Grezda.

Në rrjet qarkulloi një foto e çiftit teksa ishin kapur dorë për dore dhe nuk kishte më vend për dyshime.

Madje u tha se ditët e para të vitit 2020 Oriola dhe Erosi i kaluan bashkë në Meksikë.

Së fundmi, modelja ka treguar edhe dhuratën e dëshiruar për Shën Valentin nëpërmjet InstaStoryt por na mbetet të presim nëse Grezda do ja plotësojë dëshirën./albeu.com/

Shtuar më 13/02/2020, ora 16:17
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori