Të kesh Messin, bekim nga Zoti
Pas spektaklit me fanellën e Argjentinës, Alejandro Sabella, trajner i Kombëtares çeleste, ka folur për yllin e skuadrës së tij Lionel Messi, menjëherë pas miqësores së djeshme me Zvicrën.

" Luan pothuajse gjithmonë shumë mirë dhe është i shkëlqyer edhe me Kombëtaren. Për ne është bekim nga Zoti që e kemi në skuadër", deklaroi duke qeshur trajneri i Argjentinës.

Argjentina arriti të fitonte dje në mbrëmje miqësoren përballë Zvicrës me rezultatin 1-3 dhe autori i të tre golave për amerikano-jugorët ishte pikërisht tre herë fituesi rresht i Topit të Artë Lionel Messi. /albeu.com/
Shtuar më 01/03/2012, ora 16:02
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori