"Të lutem mos shëno më gola aq të mirë"
Agjenti i Zlatan Ibrahimovic, Mino Raiola, ka kërkuar nga klienti i tij që të ndalojë së shënuari gola sensacional, pasi që po e bën të duket futbollin në Francë shumë të thjeshtë.

Suedezi ka shënuar dy herë në fitoren në gjysmëfinale ndaj Nantesit, që ka vënë një hap para ekipin e tij në Kupën e Francës. Por, në fakt ishin golat fantastik ata që po e lënë përshtypjen pozitive te agjenti i lojtarit.

“Kur ai e shënoi golin e parë, unë kam qeshur. Dukej sikurse po luan me fëmijë”.

“Unë i thashë pas ndeshjes: “Të lutem mos shëno më gola aq të mirë sepse njerëzit po mendojnë se futbolli francez është i lehtë. Duket sikurse po luan me fëmijë”, ka thënë Raiola për France Football.
Shtuar më 06/02/2014, ora 18:15
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori