Të medhenjtë "rikthehen" në fushën e lojës (FOTO-LAJM)

Gjatë "Corazon Classic, sfidë mes legjendarëve të Real Madrid e Juventus të luajtur në stadiumin Bernabeu, Zinedine Zidane në minutat e fundit të ndeshjes ka veshur edhe bluzën e skuadrës bardhe e zi.

Fillimisht u duk se francezi do të luante vetëm për ngjyrat e Real Madrid por më vonë ai tregoi respekt edhe për Zonjën e Vjetër. Montero, Nedved, Davids e Ravanelli kanë qenë disa prej lojtarëve që provokuan emocione për tifozerine duke kujtuar vitet kur ata ngritën disa kupa për këto skuadra. Sfida përfundoi 2-1 për Real me gola të Figos, Monteros e Ivan Perez. /albeu.com/
Shtuar më 10/06/2013, ora 11:37
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori