Te Napoli kanë besim se Gattuso do ta rinovojë kontratën
Bashkëpunimi midis Gennaro Gattuso dhe Napoli mund të vazhdojë. Të tretët në Serie A dy pikë pas Milanit, skuadra napolitane ka bërë një fillim të fantastik të sezonit. Një start që ka kënaqur presidentin Aurelio De Laurentiis. Aq sa një zgjatje e kontratës po diskutohet aktualisht midis të gjitha palëve.

Sipas informacioneve të “Sky Italia”, në “Castel Volturno” ka ndodhur një takim midis teknikut, presidentit dhe drejtorit sportiv Cristiano Giuntoli. Protagonistët kryesorë po negociojnë një zgjatjekontratës për dy sezone (deri në qershor 2023). Gattuso ka edhe një vit kontratë me Napolin. Mbetet për t'u parë...

Shtuar më 01/11/2020, ora 12:25
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori