Të premten Berlusconi zyrtarizon blerjen e klubit të ri
Silvio Berlusconi dhe Adriano Galliani do ta kompletojnë blerjen e Monzas ditën e premte.

Ish pronari i Milanit dhe dora e djathtë e tij janë afër për arritjen e marrëveshjes për ta blerë klubin e Serie C, Monza, pas më pak se dy vite kur u larguan nga Milani.

Sipas Tuttomercatoweb, marrëveshja do të mbyllet të premten, me presidentin Nicola Colombo që do të shes 95 për qind të aksioneve të tij.

Do të këtë një konferencë për shtyp dhe një ceremoni, në të cilët Berlusconi dhe Galliani do të jenë prezent.
Shtuar më 25/09/2018, ora 19:00
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori