"Të qi*sha robt...", trajneri i Luganos i habit të gjithë pas sharjes nga Sadiku (VIDEO)


Armando Sadiku mbrëmjen e djeshme shënoi një gol spektakolar nga një largësi afro 40 metra kundër Baselit të Taulant Xhakaës.

Pas këtij goliu Sadiku ka shpërthyer në të shara si për tu treguar se ai është "Zot" i fushës dhe i ndeshjes.

Në mediat zvicerane e kanë interpretuar si sinjal i qartë drejtuar trajnerit Fabio Celestini i cili nuk e aktivizonte rregullisht.

Vetë Sadiku pas ndeshjes ka shpjeguar se e kishte pak me të gjithë, jo vetëm me trajnerin, për gjërat që kishin thënë apo mënyrën se si kishin reaguar ndaj tij pas kthimit te Lugano.

“Një gol shumë i bukur, jam i kënaqur. Do të isha pak më i lumtur nëse merrnim tre pikët. Festimi? Unë jam kështu, në këto momente tregoj inatin, i shava pak të gjithë në shqip. Kë shava? Pak të gjithë… gazetarët… të gjithë pak a shumë. Të gjithë do të thotë të gjithë”, tha sulmuesi.

“Unë jam profesionist, punoj çdo ditë për të rikuperuar nga dëmtimi, tani jam mirë. I pranoj zgjedhjet, kam ardhur këtu për të luajtur dhe mendoj se kam dhënë maksimumin në minutat që më janë dhënë. Jam i lumtur por jo aq shumë për objektivin që kam në jetën e karrierën time, që dua të arrij sa më lart, me atë nuk jam shumë i lumtur. Por edhe me veten, edhe si Armando prisja diçka më shumë”, ishin fjalët e tij.

Trajneri Fabio Celestini nga ana e tij e ka pritur me humor këtë lloj festimi të sulmuesit, edhe nëse do të ishte i drejtuar ndaj tij.

“Nuk e kam parë të them të drejtën se po festoja edhe unë, por nëse Sadiku e kishte me mua, uroj ta bëjë më shumë. Uroj të inatoset çdo fundjavë më mua pra. Unë kam një raport shumë të mirë me Armandon, pastaj më duhet të bëj disa zgjedhje, herë luan e herë jo. Por ajo që i kërkoj është që të bëjë gjithmonë atë që bëri sot, ndaj jam i lumtur”, theksoi trajneri. /albeu.com/
Shtuar më 08/04/2019, ora 09:46
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori