Të rejat e fundit rreth dëmtimit të Leo Messit
Leo Messi pritej t’iu nënshtrohej testeve mjekësore sot, por nuk e bëri pasi ato janë shtyrë për të nesërmen. Të dielën, doktorët e Barçës shkuan në shtëpinë e argjentinasit dhe e ekzaminuan atë.

Messi mbërriti sot në qendrën sportive të Barcelonës duke ndier një shqetësim, sipas burimeve të gazetës spanjolle “AS”, dhe kjo e vë në dyshim paraqitjen e tij ndaj Real Madriditgjysmëfinale të Kupës së Mbretit të mërkurën.

Në fakt, shërbimi mjekësor i klubit nuk i kreu testet që kishte planifikuar për Messin dhe i shtyu ato për të martën, vetëm një ditë para ndeshjes së parë gjysmëfinale të Kupës së Mbretit mes Barcelonës dhe Real Madridit.

Ernesto Valverdes i duhet të flasë me 31-vjeçarin dhe të vendosë së çfarë të bëjë. Kalendari i Barçës është shumë i ngjeshur dhe shumë kërkues, prandaj klubi nuk dëshiron ta rrezikojë lojtarin më të mirë në planet.
Shtuar më 04/02/2019, ora 12:45
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori