"Të rinovojë kontratën me Napolin", Duka këshillon Hysajn
Presidenti i Federatës Shqiptare, Armand Duka ka këshilluar Elseid Hysajn që të rinovojë kontratën me Napolin.

Gjatë një interviste për "Radio Kiss Kiss", numri një i FSHF-së theksoi që napolitanët kanë shumë të përbashkëta me shqiptarët.

"Unë mendoj se Hysaj do të qëndrojë tek Napoli këtë vit sepse ai zhvilloi një sezon të shkëlqyer dhe mendoj që të rinovojë kontratën me Napolin sepse ka shumë lidhje me qytetin.

Ne shqiptarët kemi shumë të përbashkëta me napolitanët, përfshirë Edy Reja, trajnerin aktual të ekipit tonë kombëtar", u shpreh Duka.
Shtuar më 29/08/2020, ora 18:33
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori