Të shtëna me armë zjarri, shpëton për mrekulli talenti i Sportingut pasi e qëllojnë në gjoks
Frikë për talentin e ri portugez Bruno Tavares, një nga lojtarët më premtues të Europës.

18-vjeçari i Sporting-ut, siç ka bërë të ditur The Sun, duket se ka qenë viktimë e një të shtëne me armë zjarrigjoks dhe ka rrezikuar të vdesë.

Sipas shtypit vendas, atleti i ri duket se është qëlluargjoks nga një e shtënë aksidentale, ndoshta, pikërisht nga dikush që ka qenë me të.

Djaloshi është dërguar menjëherë në spitalin Garcia de Orta të Lisbonës dhe i është nënshtruar një ndërhyrjeje kirurgjike që, fatmirësisht, i ka shpëtuar jetën.

Tani lojtari ka dalë nga spitali dhe po e kalon fazën e rikuperimit në shtëpi. Policia po vazhdon hetimet për të kuptuar se çfarë ka ndodhur sepse, siç ka shpjeguar The Sun, ai që ka qëlluar është arratisur.

Edhe Sporting-u, sapo Tavarez të ketë marrë veten, mund të mendojë ta ndëshkojë lojtarin.

Shtuar më 11/11/2020, ora 16:14
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori